E përditshma gjermane Frankfurter algemajne cajtung (FAC) në një nga lajmet e ditës së sotme për takimin e shefave të diplomacisë së BE në Helsinki i kushton rëndësi të madhe datës së fillimit të bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në.
“Përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme Federika Mogherini sigurisht që sheh shancë që në tetor do meret vendim për fillim të bisedimeve edhe atë shance të mira për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, thuhet mes tjerave në një nga artikujt e botuar sot nga FAC, transmeton DW.
“Pas takimit të ministrave të BE me kolegët e vendeve të tyre si Maqedonia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia në Helsinki, Mogherini në fillim ka deklaruar se rëndësia e zgjerimit të BE-së ka ardhur deri në një pikë më shumë se sa është tash, vendimi për fillim të bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri më tani nuk ka pasur për shkak të përmbajtjes së Francës, Danimarkës dhe Holandës. Derisa Parisi ka deklaruar se fillimisht duhet BE të forcohet e më pas të zgjerohet në Hagë dhe Kopenhagë ekziston shqetësimi për shkak të gjendjes së reformave në Shqipëri. Nga këtu nuk mund të thuhet se fillimi i bisedimeve mund të bëhet vetëm me Maqedoninë e Veriut”.
Duke cituar kështu shefin e diplomacisë gjermane Mass ku ka thënë se është mirë që vendet të fillojnë bisedime ndaras, ai më pas ka ndryshuar mendimin duke thënë se nuk e sheh të arsyeshme që bisedimet ndaras, mirëpo shefi i diplomacisë finlandeze e ka paralajmëruar Mass se derisa BE tërhiqet nga Ballkani ka mundësi që vende të tjera të rrisin ndikimin e tyre atje.
Download Best WordPress Themes Free DownloadPremium WordPress Themes DownloadDownload Premium WordPress Themes FreeDownload Nulled WordPress Themesudemy course download freedownload lenevo firmwareDownload Nulled WordPress Themesudemy paid course free download