Politikanët e vodhën e shkatërruan, gazetari Hazem Abuwatfa zbulon Shqipërinë, vendin më të bukur në botë (Video)

Kosova dhe Shqipëria

Muhamer Pajaziti

Televizioni Al Jazeera përmes një dokumentari ka paraqitur bukuritë dhe thesaret natyrore të Shqipërisë si asnjëherë më parë.

Shqipëria në dokumentarin “Al Moussafir” (Udhëtari), të gazetarit të njohur Hazem Abuwatfa duket dhe është sikur një parajsë, njofton agjencia e lajmeve INA

“Gur i çmuar” është një fjalë e tepruar, por kur flasim për Shqipërinë të dy fjalët kanë kuptimin e tyre të vërtetë. Duke qenë e mbyllur nga bota për dekada, e sunduar nga forcat despote, Shqipëria hapi dyert e saj vetëm një çerek shekulli më parë. Pas rënies së komunizmit, Shqipëria fillon të zbulohet nga bota.

Male të mrekullueshme, jashtëzakonishtë e pasur me ujra, burime të nxehta, mbi 300 kilometër detë, njerëz më miqësorë që si gjen askund, kështjella dhe gjurmë nga perandoritë e mëdha dhe një traditë, kulurë dhe histori e lashtë që të lë gojë hapur.

Në dokumentar prezantohen perlat e Shqipërisë, Deti Jon, Adriatik, Valbona, Shkodra, Burtrinti, Tirana dhe e gjithë gjeografia e Shqipërisë që të mahnitë.

Gazetari shpalos edhe diversitetin kulturor dhe fetarë.

Kur e sheh relazimin e dokumentarin kaq profesional dhe përmbajtësor mbetesh pa frymë, e kur i sheh televizionet shqiptare dhe maskarenjtë e politikës të vjen për të vjellë. Si është e mundur që Shqipëria me gjithë këto pasuri të ketë aq shumë varfëri?!

Konkluzioni vjen vetvetiu, ajo është vjedhur në mënyrë të pamëshirshme nga politikanët e pa cipë.

Imazhi i saj është dëmtuar po nga këta politikanë të zhytur në krim e korrupsion. Si është e mundur që nga zullumi i tyre qindra të rinjë e reja kanë braktisur këto bukuri dhe këtë parajsë për një jetë të vështirë në vendet e huaja.

Po si është e mundur që gjithë ato televizione shqiptare na kanë mbytur me skena të dhunshme dhe gjëra negative për Shqipërinë, e del një gazetarë i huaj i tregon botës se kush është Shqipëria. (INA)