FESTAT E SHËN GJERGJIT NË POLLOG

Art dhe Kulturë

Dr.sc. Hamdi Mediu-dushi

Festat që shënojnë lashtësi gjithnjë kanë qenë pjesë e jetës së banorëve të rajonit të Pollogut dhe më gjerë. Kremtimi i tyre ka qenë gjithnjë dimension i rëndësishëm i traditës, ndërkohë që ato ndër shekuj kanë bartur gjithë bukurinë e shfaqjes me të gjitha elementet përcjellëse që shënojnë ripërtrirje, vitalitet dhe shpresë për popullatën në kalendarin e kohës.

Edhe festa e Shën Gjergjit ruhet në kujtesën e banorëve të këtyre anëve dhe kremtohet me po të njëjtat kuptime dhe me të njëjtat besime popullore që barten nga brezi në brez me të gjitha ritet përcjellëse dhe me gjithë ndjeshmërinë si festë që shënon ringjalljen e plotë të natyrës. Kjo festë vjen me tiparet e veta, me konstantat e kremtimit që ruhen dhe transmetohen në grafikonin e kohës, por tashmë me një intensitet shumë më të ulët.

Sidoqoftë kjo festë mbetet e pranishme në trevat e Pollogut, pavarësisht se ka filluar ta humb fuqinë e saj të kremtimit. Por, ky punim, në fakt sjellë domethëninen e kësaj feste dhe gjithë veçoritë që e karakterizojnë atë si një festë pagane. Nëpërmjet prurjeve origjinale, punimi vë në spikamë elementet e festës së Shën Gjergjit, ritualet, besimet dhe shfaqjet që e shënojnë këtë festë dikur të kremtuar gati në të gjitha vendbanimet e rajonit të Pollogut dhe më gjerë.

Megjithëse në ditët e sotme rrallë kundë festohet dita e Shën Gjergjit si në kohërat e mëparme, në këtë punim do të japë disa rite të rajonit të Pollogut, për festën e Shën Gjergjit, të mbledhura nga disa persona të moshuar nga vendbanime të ndryshëm të fushëgropës së Pollogut.

Më 6 maj është dita e Shën Gjergjit, në këtë ditë kremtohet festa e madhe popullore pranverore, që hyn në kategorinë e festave të motmotit, ka origjinë pagane dhe është relikt i ndërrimit të hyjnive dhe demonëve të natyrës në lashtësi. Dita e Shën Gjergjit festohet për të përjetuar përfundimin e dimrit dhe ardhjen e stinës së verës. Dhe kjo festë karakterizohet nga lojëra të shumta, është festë me shume rite, gjelbërim, ndezje të zjarreve rituale në vende publike, mbledhje lulesh e thurrje kurorash. Më pas shkohej rreth prockave për të marrë degë të gjelbëruara

shelgu, ku i çonin te mulliri dhe tek lugu i mullirit laheshin degët e shelgut, ata dërgoheshin nëpër shtëpit, dhe më pas këto degë vareshin në derët e shtëpisë.

Edhe pse më 21 mars fillon dita e verës (ashtu perceptohet në popull), me këtë rast zihen kokrra misri me fajë (hi) dhe gatuhet arempite me miell misri, si dhe pregatiteshin gurabia të ëmbla, ky adet ka ngelë nga e kaluara jo shumë e largët. Përgatitjet për festën e Shën ghjergjit janë nisur disa ditë më herët. Në këtë festë ishte e zakonëshme të vendosej Tërluçkë (një lloj kollovajtje, në një nga oboret e mahallës, në të cilën luhateshin gjatë gjithë kohës së festës). Një ditë para feste, të rinjët zakonisht tuboheshin grupe-grupe dhe shkonin shtëpi në shtëpi për të lypur vezë, miell, drithë, tlyn, sheqer etj. Gjërat e mledhura i grumbullojshin në ndonjërën shtëpi aty ku do festohej nata e shën gjergjit, dhe me këto artikuj pregatiteshin gurabie dhe darkë e majme për për të rinjët që do ta festonin natën e shën gjergjit. Ashtu që të rinjët festonin deri në orët e mëngjesit. Vajzat këtë natë mblidheshin nëpër familjet ku kishte nuse të fejuara, dhe tërë natën këndojshin këng për nusen e djalin të fejuar. Gjatë kësaj nate haheshin gurabiet dhe thyehishin arra të cilat i ruajshin apostrafat për këtë natë (që të jenë të fortë si arrat). Para se të agoj kjo ditë, vajzat fshehurazi dalin në drejtim të arave (tokës) të mbjellura me grurë e thekër. Kështu që ata në bimët e njomura të drithrave të bukës shkarraviten duke thën “të rritna si thekra-gruri”. Në këtë ditë vajzat të veshura me roba të reja dhe në grupe, shëtisin nëpër kopshte duke kënduar këngë të ndryshme.

“Marhama me taufa,marhama me taufa,

E zgjodhe ndër cauca, Hasan aga.

Marhame me tel, marhama me tel,

E zgjodhe ndër djem, Xhemile hënëm.

Kapërcej bilbili përrethë derës,

Bilbili kë më bëne mu të mjerës,

Nauk të bana xhë, nauk të bëna xhë,

Ta dhash Hasan agën dilber në dinjë,

Rrajtu mi Xhemile hënëm, rrajtu ene më”.

Kurse ato vajza që kishin të fejuarit e vet nëpër gurbete këndojshin këngë të thurura apostrafat për ato.

“Fishkëlloj pampuri ka Shkupi,

Ky Hasan dilberi ku më hupi,

Mos e baj at gajle oj e dashura jeme,

Si më ka qu ashtau do më bjere,

Dilber Hasan aga ka do shkoje,

Udha karanfila do ti zbuloje”.

Në kopshte vendosëshin sallanxhaqe dhe luhateshin deri në orët e mbramjes. Në këtë ditë, djem e vajza dalin në periferi të vendbanimeve dhe në rodina (livadhe) me qëllim që të kthejnë plisa dheu. Vajza me këtë rast shtrihen në kokërr të shpinës për të shënuar shtatin e saj, kurse e shoqja më e afërt, gërryen dheun, dhe atë dhe e kthen mbrapshtë duke thënë , “për shëndet më të mirë” si dhe, “këtu të mbesin të ligat e të këqijat”, dhe së largu hidhet ndonjë nga teshat që ka veshur, që sa ma lart të jenë të këqijat nga trupi i saj ose atij.

Në këtë festë mblidheshin kungull të egër në malet afër fshatit, pasi i pritshin në forma të rrumbullakta, dhe mandej i rradhitshin në pej të kuq e të bardhë dhe gjat një nate i vendosnin në degët e pemëve të varura (si zakonisht në degët e jorgovanit ose të trandafil). Ditën e nesërme ua varshin fëmijve në qafë, pasi i mbajshin tre ditë reshtazi të varura në qafë, i mernin këto vargje dhe i hudhnin në procka (ujë)që ishte në rjedhje, në këto raste nënat kishin një thënje “si hecën ki ujti ashtau i hectë shëndeti femiut”, pas kësaj ndodhie u pritnin flokët e fëmijve dhe i hudhnin në prockë (ujë). Gjatë kësaj feste vajzave të fejuara nga ana e familjes së djalit u dërgohej dhurata, (shëngjergjëllëk) një pal nallane dhe një shami (kovrak), kurse sheqeri dhe gjësendet tjera ushqimore i dërgoheshin për bërjen e gurabieve që të festoj me shoqet e saja festën.Të gjithë këto dhurata stoliseshin me lule dhe gjethë të lloj-llojshme.

-I-

ku hecen fëllënza e malit

Shaum me serbesllëk

Do ti çojm të majrës shëngjergjllëk

Për shëngjergjllëk e majra ishte

Ma e majr se shoqet më ishte

Taurën ndër cauca e kishte

-II-

oj fëllenza e malit lulja e telit

Ku do ta ruajsh natën e shëngjergjit

Ene simjet do ta ruj te baba

N’mot e qera vjet të Hasan aga

Ene simjet do ta ruaj ke nenja

N’mot e qera vjet të hankonenja

Ditën e shën gjergjit zakonisht është parapa që të therën pula për ngrënje, qëllimi i këtij adeti ka qen që asaj shpije ti ritet numri i pulave. Fëmijët të moshës më të vogël si zakonisht nënat në këtë ditë feste i lajshin me gjethe të trandafilave dhe jorgovanëve, duke mos përjashtuar as llojet e luleve të tjera. Kështu që fëmijëve mandaj ua veshnin robat e reja dhe ua varnin në qafë vargje me thelpij kungujsh të egër. Plakat në këtë ditë feste stolisnin derët e hyrejve të shtëpive si dhe dhomat me degë të njoma të shelgjesh, arash etj.

Në këtë natë nuk shuhej zjari dhe i përkushtoshin shumë vëmendje që mos të shuhet zjari në vatër. Ashtu si kanë gjallëruar lulet të gjallërojnë dhe të ketë mbarësi familja, blegëtoria, si dhe prodhimet blegtorale.

Familjet që kishin bagëti e zonja e shtëpisë e nxjerte mutinin (dybekut) të stolisur me lule të lloj-llojshëme, tund kosin dhe e afronte afër pusit duke kënduar këngë të ndryshme, ku qëndronte gjatë tërë ditës, ashtu që lopët të kenë më shumë qumshtë, njashtu si pusi që ka ujë.

-I-

kur do të those hankunenja haj taunde mutajnin

Mos i thauesh hankonenes do ta thi turajnin

A mori taj nause fudulle haj taunde motajnin me lule.

-II-

“Taundu taundu more shoç,

Rrajte kokën sa ni kollomoç,

Taundu taundu more bir,

Rajte kokën sa ni kallajë,

Taundu more taundu,

Rrajte kokën sa ni lethaj,

Taundu taundu more vlla,

Rrajte kokën sani arë”.

Në këto ditë të festës së Shën Gjergjit, poashtu ndodhëshin edhe disa loja tek djemtë e rinjë siç ishin, kërcime me një dhe me tre hapa. Fituesi është shpërbly me një gurabie ose me diçka tjetër.

Loja Hudhja e gurit, ku ata që e ndjeishin veten të aftë kanë marë pjesë në hudhjen e gurit, dhe ate në tre mënyra të hudhjes, me një dorë, me dy dorë dhe me duarët pas shpine, poashtu fituesi shpërblehej.

Në këtë periudhë kohore më atraktive ka qenë vrapimi me kuajt. Pasi fillon stinë e re, si zakonishtë ata që i kanë ruajt kuajtë dhe i kanë ushqyer më mirë i kan nxjerë për garim. Garat e vrapimit të kuajve është mbajtur në këtë koh sepse akoma nuk kishin dal punët e fushës, kuajt janë të pushuar gjatë stinës së dimrit. Në këto gara të vrapimit të kuajve, fituesi (kalëruesi) merte shpërblime të majme, shërvete, çorat bile-bile edhe mintan, po qe se pronari i kalit ishte nga më të pasurit.

Kështu në këtë mënyrë gati se në çdo fshat të Pollogut janë festu festat e Shën Gjergjit, me rituale të ndryshme mvarësisht prej vendit (fshatit) por ka qen një periudhë e vitit që të rrinjët e kanë prit me një kënaqësi të veçant.