Emri i shqiptares Gonxhe Bojaxhiu mbetet i shënuar në historinë e gjithmbarshme të njerëzimit. Kjo nënë e përvujtur e varfërisë, e dinjitetit dhe dashurisë njerëzore mbetet shembull i papërsëritshëm i përkushtimit dhe sakrficës, i përpjekjeve sublime njerëzore për të qenë pranë shpirtit njerëzor në situatat më të skajshme të varfërisë dhe rrënimit.
Kjo biografi humane e shqiptares nga Shkupi vjen sot para nesh, të na pohoj madhështinë njerëzore dashurinë e pafundme për frymën njerëzore anembanë botës. Ne sot, përkujtojmë lumnimin e saj këtë mirënjohje më të lartë që iu bë veprës së saj, dashurisë hyjnore që ajo i dhuroi njerëzimit mbarë. Biografia e Nënës së përvuajtur është shembulli më i mirë i sakrificës në emër të dashurisë njerëzore. Angje Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza) rrjedh nga një familje shkupjane. Ishte fëmija e tretë e prindërve Kolë dhe Drane Bojaxhiu.
Lindi në Shkup me 27 gusht 1910. Kurse u nda nga jeta, më 05 shtator 1997. Gjashtë vjet më parë kishte lindur e motra, Agia, dhe tre vjet pas Agies, i vellai Lazari. Mësimet e para i bëri në Shkup, ndërsa gjimnazin, poashtu në Shkup, dhe ate në gjuhen sërbo-kroate. Familja e Nënë Terezës u transferua në Tiranë. Pasionet e saja të rinisë ishin të bëhej mësuese. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u bë murgeshë në Institutin “Motrat e Loretos”, të Irlandës.
Nënë Tereza haste vështirësi për të folur rrjedhshëm gjuhën shqipe, pas një largimi nga vendëlindja prej 70 vitesh dhe qëndrimi i saj në ambиente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Shkrimet e saja në gjuhën shqipe janë letrat e rinisë. Pas fitimit të çmimit Nobël më vitin 1979. Popullin shqiptar e përshëndeste gjithmon në gjuhën e nënës gjegjësisht në Shqip.
Nënë Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë. Më 19. tetor të vitit 2003, në Sheshin e Shën Pjetër te Vatikanit, ku ishin prezent të gjitha ngjyrat e njerëzve dhe gjuhët e tyre, para shumë personaliteteve nga e gjithë bota të mbledhur në atë vendë u bë “lumnimi” i Nënë Terezës. Ata, kishin pushtuar jo thjesht sheshin, por edhe gjithë Via della Conciliazione. Në orën 10.00 (para dite) Papa Gjon Pali i II, duke arritur me karrigen e tij lëvizëse, me vështirësi të madhe ia doli të lexojë formulën në gjuhën latine për “lumnimin” e Nënë Terezës, kurse për omelinë do t’ia lerë fjalën zëvendësit, monsinjor Leonardo Sandrit dhe arkipeshkvit, monsinjor Ivan Diasit. Fjalimi i Papës ishte më shumë një fjalim gjestesh simbolike sesa fjalësh.
Ai shkurtimisht tha: “Me autoritetin tonë apostolik lejojmë që shërbëtorja e nderuar e Zotit, Tereza e Kalkutës, që sot e tutje të quhet “e lumnuar”. Ndërkohë që Papa Gjon Pali i II (Xhovani Paolo), germëzonte formulën e lumnimit, në anën tjetër në ballinën e bazilikës të Vatikanit u zbulua qilimi i varur me fytyrën e qeshur të Nënë Terezës. Me siluetën e saj të brishtë, të mbështellë me një pelerinë të bardhë prej pambuku me shirita ngjyrë blu.
Nënë Tereza është bërë simbol i ndihmës për më të varfërit e të varfërit, të cilëve ajo ua kushtoi tërë jetën e vetë. Gjashtë vjet pas si u nda nga jeta, gjegjësisht më 19.tetor të vitit 2003, shpallet nga Papa Gjon Pali i II, e Lumnuar. Ky moment i shpalljes hapi rrugën e shenjtërimit të saj. Shenjtërimi i Nënë Terezës me 19 Tetor 2003 në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan do të ndiqet nga shumë njerëz dhe do të filmohet nga të gjitha televizionet e botës. Paralelisht u organizuan veprimtari festive në Tiranë, Prishtinë e gjetiu.
Për Nënë Terezën po ngrihen përmendore ane kand botës si në Tiranë, Prishtine, Bratislavë (Sllovaki), Strasburg (Evrope), Tenenerife (Madagaskar), Johanesburg (Afrika e Jugut), etj. Ndër titujt që i janë dhënë Nënë Terezës, mund të përmenden disa: Pamada Shir Gjoni XXIII per Paqe, të cilën ja dorëzoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mire, në Boston, Shpërblimi Ndërkombëtar Xhon Kennedy, në Uashington; Nëna e të Gjithë Nënave. Balzan. Çmimi Nobel për Paqë. Medalja e Lirise, shpërblimi më i lartë amerikan. Medalja e Paqës, shpërblimi më i lartë i Rusisë, etj.
Angje Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza ) u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve të mbarë botës. Në vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionaret e Bamiresise që i shërbejnë tërësisht të varfërve.
Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Vetëm sipas të dhënave të vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7’500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekonte 960’000 të sëmurë në 213 spitale, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47’000 viktima të sëmundjes së lebrozës ne 54 klinika, kujdesej për 3’400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve në 20 shtëpi pleqësh dhe kishte birësuar 160 fëmijë jetimë. Sot, Urdhri i saj ka më shumë se 700 shtëpi në 132 vende të botës.
Dr. Hamdi Mediu – Dushi