Ishte një ndeshje fantastike, e denjë për një finale të Kupës së Botës Me një befasi siç është Kroacia në këtë kampionat, nuk është pritur ndoshta një ndeshje aq kualitative, mirëpo të dyja kombëtaret dëshmuan të kundërtën.
Franca arriti fitore kundër kroatëve, me rezultat 4 me 2, përkundër rasteve të shumta që kishin kroatët, nuk arritën që të shënojnë më shumë gola, e Franca shfrytëzoi rastet e saj. Goli i parë erdhi për Francën, një autogol nga Mandzukic, por Kroacia u kthye shumë shpejtë në lojë pas golit të Ivan Perisic duke barazuar në 1 me 1. Antoine Griezmann shënoi nga pika e 11 metërshit për të vendosur rezultatin 2 me 1 pas pjesës së parë. Në pjesën e dytë Franca vazhdoi me tempo të mirë, duke shënuar 2 gola të shpejtë me anë të Paul Pogbas në minutën e 59të, e Kylian Mbappes në minutën e 65të për rezultatin 4 me 1. Megjithëse Mario Mandzukic arriti të shënojë një gol për Kroacinë në minutën e 69të për rezultatin 4 me 2, ky mbeti rezultati final, pasi Kroacia nuk pati fuqi që të shënojë më.
Edhe pse humbi në finale, ky është suksesi më i madh i Kroacisë në histori të kombëtares së saj, duke u shpallur nën-kampion i botës, ndërsa Franca në anën tjetër kanë arritur suksesin e vitit 1998, duke u shpallur kampion i botës për herën e dytë./21Media