Gjykata Penale ngriu pasurinë e biznesmenit Trifun Kostovski, pronar i Bankës së falimentuar Eurostandard. Bllokada vjen me kërkesë të Prokurorisë për Krim të organizuar dhe korrupsion. Janë ngrirë letra me vlerë, llogari dhe pasuri të patundshme që janë në emrin e tij dhe anëtarëve të familjes së tij më të ngushtë. Është hapur procedurë parahetimore për katër persona, ndërsa prokuroria nuk ndan detaje sepse kjo pjesë e procedurës është e fshehtë. Me bllokimin e mjeteve personale, jam privuar nga e drejta për të provuar të vërtetën në lidhje me Eurostandard Bank – shkruan Trifun Kostovski në një kolumnë për portalin Libertas.
“Tani ata kanë më bllokuan pronën time, sepse kjo është mundësia që unë ta zhvilloj betejën time të mëtejshme për të vërtetën. Të sqaroj se çfarë do të thotë kjo: Unë kam pronë, nuk guxoj ta tjetërsoj, ndërsa dua ta tjetërsoj sepse më duhen mjete financiare për ta zhvilluar këtë luftë. Çfarë ka mbetur tjetër për të më marrë? Jeta ime? Ua ofroj në pjatë’ deklaroi Trifun Kostovski, biznesmen.
https://youtu.be/KXeRpwL6UlY