Opozita mbështet rrugën Euro-Atlantike të Republikës së Maqedonisë. Që nga formimi i saj si subjekt politik, VMRO-DPMNE është në atë trajektore dhe nuk ka shmangie nga ajo trajektore, deklaroi sot kreu i partisë Kristijan Mickoski, por shtoi se ai nuk do të qëndrojë krah për krah me ata të cilët, siç tha, nënshkruan kapitullimin.
“Do të përsëris qëndrimin tonë se opozita është duke ecur fort drejt rrugës së integrimit euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, por nëse dikush pret që opozita të qëndrojë krah për krah me ata që e kanë nënshkruar këtë kapitullim, është tepër pretenduese, të pritet një gjë e tillë nga opozita”, tha Mickoski. Ai iu përgjigj zëvendëskryeministrit për Integrimin Evropian Bujar Osmani, i cili i bëri thirrje sot opozitës që të tregojë se në cilën anë është në këto momente historike.
Kreu i VMRO-DPMNE tha se opozita e ka të qartë se të ardhme euroatlantike për Republikën e Maqedonisë nuk ekziston, sepse reformat në asnjë farë baze nuk kanë filluar tashmë e 13 muaj. Maqedonia, siç tha ajo, është e mbërthyer fort në fund të të gjitha parametrave ekonomikë në Evropë, ndërsa opinioni dhe bashkësia ndërkombëtare “shihnin se si kryeministri kërkon ryshfet prej më shumë se 100,000 eurosh”.
“Më të paktën që mund të bëjnë, të gjithë ata ministra që merren me proceset e integrimit euro-atlantik të Republikës së Maqedonisë për shkak të kësaj fiaskoje që e bënë në planin diplomatik, është që të japin dorëheqje morale menjëherë”, tha Micoski, i cili mori pjesë në takimin e pestë botëror të fëmijëve refugjatë nga Maqedonia e Egjeut.