Isa Mustafa Personi Që E Vrau Më Së Shumti Rugovizmin – Video

Kosova dhe Shqipëria

Halil Geci

Këtë temë shumë të prekshme, e kanë përjetuar të gjithë ata që e donin me zemër Rugovizmin, në mesin e shumë familjeve dhe militantëve isha edhe unë dhe familja ime, vëllezërit e mi me të cilët i qëndruam afër të madhit të Shqiptarisë Ibrahim Rugovës deri në amshim.

Nënçmimin më të madhë prej si ekzistojmë si familje dhe ne si vëllezër e morëm nga ISA MUSTAFA.

Para një kohe jo të largët kur erdhën vëllezërit e mi para zyrave të LDK-s me 10 mijë nënshkrime në dorë të militantëve të LDK-s që ti pranoj, dhe ti lejoj ISA përmes mendimit të 10 mijë nënshkruesve të LDK-së tu lejoj të hyjnë brenda strukturave të rregullta të LDK-së.

Isa Mustafa nuk i la të hynë as brenda në lokale. Ai dërgoi një portir, dhe ua mori nënshkrimet, dhe më pas ato nënshkrimet i përdori si letër tualeti për prapanicën e tij!

As sot e asaj dite Isa si ka lënë brenda partisë duke mohuar kuvendin e rregullt të LDK-së të degës në Skenderaj të zgjedhur nga një numër i konsiderushëm votuesish së paku 10 votuesish të cilët e mbështetnin LDK-në.

ISA pranoi kuvendin e pa mbajtur kurrë nga vartësi i tij, njëfarë Isa Fejzullahu nga fshati Kuqicë që si ka as 10 persona mbrapa vetes.

Pse ISA i nënçmoi kaq skajshmërisht vëllezërit e mi dhe nuk i lejoi brenda partisë njerëzit të cilët e mbrojtën me gjak e sakrificë LDK-në dhe Kosovën, unë nuk kam përgjigje?

E vetmja përgjigjje është se nuk na donte Hashimi në parlament!

Mbas vdekjes së Rugovës filloi linçimi i të gjithë militantëve të Rugovizmit duke i quajtur si

të padëgjueshëm brenda partisë.

Ata që ishin në listën e tyre si të padëgjueshëmve ishim edhe ne që kishim kontribuar në luftë dhe në paqe në përkrahje të parezervë në mbështetje të Ibrahim Rugovës dhe intelektualëve të asaj kohe punonin pandërprerë për ndërtimin e shtetit, i cili ndërtohej dalëngadalë në dorën e sigurt së bashku me miqtë që i kishte krijuar vetë Ibrahim Rugova dhe tërë elita e tij e intelektualëve të asaj kohe.

Intelektualët ishin ata që i mbanin shpresat e humbura të popullit që ua morën atonominë nga Millosheviçi dhe argatët e tij shqipfolës, i llojit të Rrahman Morinës dhe një grushti të vogël shqipfolësish, e së bashku me ta ishte edhe ISA Mustafa i LDK-së, i cili doli në përkrahje të Beogradit, sot ISA e ka bërë paqavër LDK-në dhe ka ndërtuar aleanca me krimin dhe kriminelët të ndihmuar nga dinosaurët pleq, të llojit Veliut, Lludes e Haki Rugovës, të cilët u bën milionerë në krahun e krimit të udhëhequr nga Hashimi.

Më vonë luftës për Liri iu bashkëngjitëm unë vet i nënti, u derdhë shumë gjakë për lirin e kësaj toke.

Ata që sot e quajnë Albinin Komunist, shka e i biri shkaut, janë disa mbeturina brenda të gjitha partive, që më se shumti hedhin vnerë ata që bënë koalicionin me Albinin!

Po pajtohem me ju se Albini qenka i tillë.

Po a mundeni të me tregoni nga vjen lideri jonë Isa Mustafa?

A e keni ditur se ky ka qenë përkrahës dhe këmbëngulës për rënie të Atonomisë së Kosovës.

Një komunist 25 vjet shërbetor i komunizmit, i Millosheviqit, shërbëtor i Rrahman Morinës, shërbëtor i Hashimit që njihet si i dyshuar për pjesëmarrje në organizimin e vrasjeve të atdhetarëve të LDK-së nga gjykata speciale , diferencues, faqezi, dhe shpiun, hajn i 3%, shantazhues i LDK-së, një Titist i pa fytyrë, hajde tregona çfarë keni me folur ju për Albinin.

Hajde po e zëmë se qenka komunist marksist, leninist, stalinist, enverist, po e zëmë se te gjitha i paska.

1.Më tregoni kë ka vrarë Albini!

Më tregoni kë e ka vjedhur!
Më tregoni kë e ka spiunuar!
Albinin e mbajtët 50 ditë në pushtet pse e rrëzuat!?
Po a po na tregoni ju për 20 vjet në pushtet çka bëtë!?

Pos hajnisë, kurvnisë, plaçkës, vrasjeve të pa zbuluara, zhvatjes së parasë publike, duke e lanë Kosovën të izoluar nga e gjithë Bota.

LDK prekne linkun poshtë e shiqoni argumentet kë e keni bërë të parin e partisë bre Zoti u marroftë!