Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Bicaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka ironizuar me dy zyrtarët e lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliun e Skender Hysenin, shkruan KosovaPost.
Bicaj përmes një postimi në Facebook, I ka bërë një kërkesë Skënderi Hyseni që bashkë me Agim Veliun të shkojnë tek i dërguari special i presidentit Trump për procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Richar Grenell, dhe të kërkojnë heqjen e reciprocitetit.
Tutje ka shkruar Bicaj ‘Bonu burra e kthena Kosmetin se po na mungon ne dokumente!’
Postimi i plotë i Bicajt:
O skender harmonika, merre bre gimen e Bradashit, shkoni te Grenelli, e thuni me naj hjek reciprocitetin, se diqysh ndjenje palidhje me e ndi veten si shtetas i barabart me te tjeret!!!
Bonu burra e kthena Kosmetin se po na mungon ne dokumente!
Diqysh krejt palidhje me shkru Republika e Kosoves ne dokumentet e mallrave qe vine nga serbia! Kjo nuk eshte fer ndaj shtetit mik serb!!!
Mule kryne qet pune se ju ka hi”j”e juve!