Kerkohet mendim nga Komisioni i Venecias për shkarkimin e Metës

Kosova dhe Shqipëria

Tiranë, 25 korrik – Shtëpia ligjdhënëse shqiptare, pas propozimit të Komisionit anketues kërkoi nga Komisioni i Venecias mendim urgjent rreth shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Në kërkesën e cila është nënshkruar nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kërkohet përgjigje për tetë pyetje të lidhura me detyrat dhe kompetencat e presidentit të Republikës sipas procedurës që e filluan shumica për shkarkimin e tij dhe formimin e komisionit anketues.

Në kërkesë është bërë edhe tregim i situatës në vend, duke filluar nga përcaktimi i datës së zgjedhjeve lokale nga ana e presidentit, qëndrimi i opozitës për anulimin e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, përleshjet në komisionet zgjedhore dhe bordet e komunave të udhëhequra nga përfaqësuesit e opozitës, deri më 30 qershor, dita e zgjedhjeve dhe formimi i komisionit anketues për shkarkimin e shefit të shtetit.

Gjithashtu, në dokument jaë përfshirë edhe të dhënat se në Kolegiumin zgjedhor (gjykata zgjedhore), një parti ka kërkuar të fshihet nga fletvotimet dhe vendimi i kolegiumit për atë çështje.

Në fund parlamentari i parë shqiptar, duke i’u drejtuar direkt kryetarit të Komisionit venecias, Xhiana Bukuiçio, lutet për mendim sa më urgjent duke filluar nga “gjendja e ndjeshme në të cilën gjendet vendi”.

Komisioni anketues në të cilin një numër i madh i anëtarëve janë nga rradhët e socialistëve qeveritar, edhe pse është e bindur në shkeljet kushtetuese të shefit të shtetit, megjithatë në datën 16 të këtij muaji vendosi të kërkojë mendim nga ky institucion i specializuar evropian, i cili i ka ndihmuar Shqipërisë në të gjitha nismat ligjore të rëndësishme, duke e përfshirë edhe reformën në gjyqësi.

Komisioni venecias mban mbledhje vetëm katër herë në vit, ndërsa mbledhja e ardhshme është caktuar për më 11 dhe 12 tetor. Por, komisioni venecias prej para disa muajve e ndërroi rregulloren e saj me shtim të një anëtari të veçantë në të cilin janë parashikuar mendime për çështje urgjente.