Kthehen Haxhilerët e Myftinisë së Tetovës (Video)

Maqedonia e Veriut

Haxhinjtë e Myftinisë së Tetovës të përbërë nga dy grupe (grupi i parë prej 51 haxhinj, ndërsa grupi i dytë numronte 168 haxhinjë) më 27-28.08.2019 u pritën në Aeroportin e Shkupit nga familjarët, dashamirët, nëpunësit e Myftinisë së Tetovës në krye me Myftiun e saj Dr. Qani ef. Nesimi dhe nga ekipi i Televizionit Koha.

Të gjithë haxhilerët janë shprehur për Televizionin Koha të kënaqur me ecurinë dhe mbarëvajtjen e organizimit të haxhit, pasi thonë se gjithçka kishte shkuar sipas planit të paraparë dhe nuk kishin hasur në ndonjë problem.

Ndërsa Myftiu i Tetovës për Televizionin Koha u shpreh se buzqeshja në fytyrat e haxhinjve ishte dëshmitar i një organizmi të haxhit të mirë. Myftiu i falenderoi të gjithë ata që kanë kontribuar që ky haxh të kaloj mirë, duke e lutur Allahun Fuqiplotë që ta pranoj ketë haxh. /Tv Koha/