Albin Kurti me një video i bënë thirrje publike mërgimtarëve: Ejani për ndryshimin e madh

Kosova dhe Shqipëria

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me anë të një video të postuar në Facebook bën thirrje që mërgimtarët të vijnë në numër të madh për të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit.“Mërgata e ka ndihmuar gjithnjë Lëvizjen dhe Kosovën”“Ku do të ishte Kosova pa mërgatën? Sa familje mbijetojnë me ndihmën e juaj?”, thotë Kurti.

“Fryma demokratike, shembulli europian, idetë e reja, na vijnë nga mërgata. Të reja e të ri po studiojnë në shkollat më të mira të botës me ndihëm e juaj. Mërgata do të japë kontributin me 6 tetor. Ejani për ndryshimin e madh, prejeni bileten e aeropanit ore autobusit, ejani me 4 tetor në tubimin e madh edhe kaloni një fundjavë me familje, edhe festoni fitoren e madhe”, thotë tutje Kurti.

Kjo është videoja e plotë: