May pëson disfatë serioze, parlamenti ia rrëzon bindshëm marrëveshjen për “Brexit”

Bota

Theresa May ka përjetuar disfatën më të rëndë parlamentare të një kryeministri britanik në epokën demokratike, pasi anëtarët e parlamentit të vendit kanë hedhur poshtë marrëveshjen e saj me Bashkimin Evropian për daljen e Britanisë nga blloku evropian, me një shumicë të madhe prej 230 votash.

Konservatorët që mbështesin “Brexit”-in kanë bashkuar forcat me partitë opozitare për të goditur qeverinë në “votimin e rëndësishëm”, të cilin kryeministrja e vendit e kishte shtyrë para Krishtlindjes, me shpresën se disa anëtarë të parlamentit do të ndryshonin qëndrim.

May i kishte bërë një apel të fundit kolegëve të saj për ta mbështetur, në përmbylljen e një debati tetëditor për “Brexit”, të martën.

Ajo u kishte kërkuar atyre të mos e shkelnin premtimin e tyre ndaj popullit britanik për të përmbushur “Brexit”-in, daljen e Britanisë nga BE’ja. /Express/