Presidenti Ilir Meta me dekretin e ditës së sotme për zgjedhjet më 13 tetor të këtij viti, sipas mazhorancës, i ka vënë kapak durimit të tyre.
Ndonëse procedurat për shkarkimin e tij kanë nisur, më 4 korrik, fiks pas 7 ditësh, pritet të startojë realisht largimi i tij nga Presidenca.
Teksa kanë zgjedhur simbolikisht ditën e pavarësisë së SHBA, aleatit të çmuar të shqiptarëve në të gjitha herët, Edi Rama është shprehur prerë se procedura për të shpëtuar institucionin e Presidentit nga Ilir Meta duhet të jetë urgjente.
Paralel me përshkrimin ligjor dhe kushtetues të të gjithë shkeljeve të kreut të shtetit gjatë tërë kohës që ka qenë në Presidencë dhe me pikë kulmore zhdekretimin e 30 qershorit dhe dekretin e sotëm për një datë të re të zgjedhjeve, mazhoranca do të ngrejë dhe Gjykatën Kushtetuese.
Duke shfrytëzuar dhe presionin e fortë të SHBA dhe BE për ngritjen e Kushtetueses, pritet që maksimumi dy javë pas ditës së Pavarësisë së SHBA ajo të konstituohet dhe vendimi i parë që pritet të jepet do të jetë “ratifikimi” i vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Metës si President.
Ndërkohë që pa përfunduar ende sesioni aktual parlamentar, e thënë më shqip pa marrë ende deputetët pushimet, do të zgjidhet Presidenti i ri i Republikës, i cili dekretin e parë që do të nxjerrë si kryetar shteti do të jetë zhdekretimi i 13 tetorit të Ilir Metës.
Një urgjencë e tillë dhe me miratimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe, ndërmerret në kuadrin e “pavarësimit” të Presidencës nga interesat personale të një njeriu jashtë kontrollit si Ilir Meta, përpara se të shkaktojë ndonjë traumë kombëtare.
Nga një njeri në hall burgu dhe depresion të thellë çfarë nuk pret, ndaj sipas burimeve brenda mazhorancës, “operacioni” ligjor dhe Kushtetues për të zhbërë vendimet shkatërruese të Metës do të jetë i shpejtë dhe shterrues./Pamfleti/