Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike do të hetojnë gjuhën e urrejtjes të Vankovskës

Maqedonia e Veriut

Ministria e Brendshme, në koordinim me Prokurorinë Publike, do të hetojë nëse përmes publikimit në rrjetet sociale, profesoresha Biljana Vankovska përhap gjuhë të urrejtjes, njofton TetovaSot.

Postimi i profesoreshës maqedonase do të jetë subjekt i hetimeve nga institucionet kompetente, të cilat gjithashtu do të publikojnë detaje.

Mbrëmë pasi ndodhi tragjedia në autostradën Shkup-Tetovë duke numëruar ende viktimat e aksidentit tragjik, Vankovska shkroi në profilin e saj: “Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpalak”, që shkaktoi një stuhi të reagimeve negative në rrjetet sociale.

Një pjesë e opinionit e interpretoi se me këtë shkrim Vankovska dëshiron të thotë se Karpalaku duhet të përfaqësojë “kompensim” historik për një ngjarje tjetër tragjike afër të njëjtit vend që nga konflikti i vitit 2001./TS