Shqiptarët po plaken para kohe, mësoni faktorët që e shkaktojnë këtë fenomen

Shendeti

Procesi i plakjes është i pashmangshëm dhe shumë natyral për të gjithë njerëzit, por ka nga ata njerëz të cilët plaken para kohe edhe pse nga mosha janë shumë të rinj.

Kjo është diçka që e përjeton shumica e popullit shqiptar, pasi stresi është faktori i parë që ndikon në plakjen e parakohshme. Fakorët ekonomikë shkaktojnë stresin më të madh për shqiptarët dhe kjo jo pa të drejtë, pasi kemi të ardhura shumë të pakta për frymë.

Përveç stresit, disa faktorë të tjerë që ndikojnë në plakjen e parakohshme i kemi vetë në dorë, pasi njohim shumë njerëz nga ana tjetër që edhe pse janë më të mëdhenj se ne në moshë, ngjajnë më pak vjeç.

Gjumi i pakët dhe i keq, plak para kohe

Gjumi nuk mban vetëm mendjen tuaj të shëndoshë, ai ndihmon të dukeni më të rinj për më shumë kohë. Gjumi riparon dëmin që që merr organizmi gjatë ditës. Pra ekspozimin ndaj lodhjes, ndotjes dhe stresit. Kur merrni gjumin e duhur, lëkura juaj nuk mund të përgatitet për ditën tjetër.

Kjo dërrmon lëkurën tuaj, sjell qeliza më pak të shëndetshme dhe afron plakjen e parakohshme. Mundohuni të bëni të paktën tetë orë gjumë në natë, sugjerojnë të gjithë specialistët e mjekësisë.

Mungesa e frutave dhe perimeve në ushqim, plak para kohe

Gati 80 për qind e shqiptarëve nuk hanë 2 deri 3 racione 100 gramëshe me perime në ditë. Ndërsa 72 për qind nuk arrijnë të hanë fruta mjaftueshëm. Megjithatë, frutat dhe perimet parandalojnë dëmtimin që shkaktohet tek lëkura juaj nga plakja e parakohshme, sipas Akademisë Shkencore të Dermatologjisë.

Frutat dhe perimet janë plot me ushqyes, si antioksidantë dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në luftimin e dëmtimeve të radikaleve të lira dhe mbajnë qelizat e lëkurës tuaj të shëndetshme.

Disa fruta dhe perime që duhen patjetër? Zarzavate me gjethe të errëta si spinaq, patate të ëmbla, portokall, speca të kuqe, luleshtrydhe, shegë, boronica, shparguj dhe kërpudha.

Sheqeri dhe brumërat bëjnë të dukeni më të vjetër

Shumë brumëra dëmtojnë edhe përtej rritjes së peshës. Ushqimet si buka e bardhë, akulloret dhe patatet e skuqura, mund të shkaktojnë të gjitha llojet e problemeve me fytyrën tuaj. Kjo ndodh për shkak se ato rrisin maksimalisht nivelet e sheqerit në gjak. Këto shkaktojnë inflamacione dhe nxisin daljen e puçrrave në fytyrë.

Plus, teprimi me shumë ëmbëlsira mund të çojë në glikazim, një proces në të cilin molekulat e sheqerit i bashkohen kolagjenit të lëkurës suaj. Kjo e bën kolagjenin të fortë dhe më pak elastik, duke shkaktuar rrudhat e parakohshme.

Duhanpirja ju bën të dukeni më të vjetër të moshë

Para se të ndizni një cigare, mbani mend se mushkëritë nuk janë pjesa e vetme e trupit tuaj që paguan një çmim të dhimbshëm.

Pirja e duhanit bën të dukeni më të vjetër dhe shumë më shpejt. A ka prova për këtë?

Studiuesit krahasuan tiparet e fytyrës së 79 çifteve të binjakëve, në të cilat një binjak aktualisht tymoste pesë vjet më shumë se binjaku tjetër. Studiuesit gjetën se ata që tymosnin më gjatë patën shumë më tepër rrathë sysh dhe rrudha pafund.

Plus, duhani është i ngarkuar me kimikate që dëmtojnë kolagjenin dhe elastinën, thotë Akademia e Dermatologjisë, të cilat janë vendimtare për një fytyrë të re.

Shumë alkool ju vjetëron shpejt

Ka një arsye që askush nuk duket bukur në mëngjes pas një mbrëmje me tepri alkooli. Studimet tregojnë se alkooli ul nivelet antioksiduese në lëkurën tuaj. Kjo shkakton dëmtime në qelizat tuaja të lëkurës, duke nxitur rrënimin e fytyrës dhe rrudhat.

Alkooli gjithashtu dehidraton lëkurën tuaj, çka bën që fytyra të duket e thatë e rrënuar dhe plakur.