“Monstra”, Ja çka zbulon një bisedë e përgjuar e lëshuar në gjykatë

Maqedonia e Veriut

Gjatë seancës së sotme të rastit “Monstra”, ka filluar dëgjimi i bisedave të përgjuara. Në një pjesë të bisedës dëgjohet edhe ish ministri për Transport dhe lidhje Mile Janakievski i cili disa here bisedon me ish ministren e brendshme, Gordana Jankullovska.

Në një nga përgjimet të incizuar më 13 prill të vitit 2012 në orën 20:35 minuta, Janakievski bisedon me Kire Boshkov. Bashkëbiseduesi e pyet Janakieskin: “Mos vallë ka ndonjë informatë lidhur me vras jen e fëmijëve”, ndërsa Janakievski i përgjigjet se është parë me Jankullovskën, ka qenë tek ai, se fëmijët kanë qenë të qetë, nuk kanë qenë kriminelë, ndërsa peshkatari nga Cresheva është vrarë pasi ka qenë dëshmitar i ngjarjes.

“Janë vra “rafal” dhe në kokë i kanë gjuajtur, shumë keq. Fëmijët nuk ishin krimielë, por fëmijë të qetë,. Ndërsa ky i moshuari sigurisht është vra pasi ka qenë dëshmitarë”, i thotë Janakievski bashkëbiseduesit në njërën nga përgjimet./Alsat