Mourinho: E padrejtë të krahasosh Messin me Ronaldon

Sport

Pas largimit nga stoli i Manchester Unitedit, Jose Mourinho po punon si analist në televizionin sportiv, “Bein Sports”.

Ç’do fundjavë, portugezi është prezent në studio duke bërë analizat e tij mbi zhvillimet e fundit në futbollin europian.

Një ndër temat e bisedës së fundit ishte edhe rivaliteti, Messi-Ronaldo. Mourinho deklaroi se ata janë totalisht të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Ai u shpreh:

Mendoj se është e padrejtë për të dy që të thuash se njëri është më i mirë se tjetri. Mendoj se ata janë të ndryshëm. E vetmja gjë që mund të them për këtë temë është se kur kam pasur Ronaldon në ekip, ai ka kaluar një moment shumë të mirë, ndërsa kur më duhej të luaja kundër Messit më është dashur të punoj e të mendoj shumë për të përgatitur skuadrën.
Ajo që admiroj tek ata është konsistenca e vazhdueshme që tregojnë, pavarësisht viteve. Mund të ndodhë që fitosh njëherë, por ata nuk dinë të ndalojnë së fituari. Në futboll mund të paraqitesh si një urugan e më pas të zhdukesh për çështje muajsh. Ata dy djem janë në majë të futbollit prej 10 vitesh, dhe kjo do të vazhdojë të qëndrojë kshtu derisa në ata të vendosin t’u lënë stafetën brezave të rinj.”