Prej frizerkës në xhami.

Opinione

Shkruan: Kimete Berisha

Nuk është mirë m’u bë lajm kur dikush e ndërron fenë e tij, por më vjen shumë mirë që xhamia ka filluar të hapet ndaj kozmetikës e salltanetit, dhe e ka pranuar një vajzë të re katolike, të lyer e të ngjyer-bë kallamoq, ish bë ‘nuse’ sikur kur shkon te burri e jo te Allahu…e ky hoxha e bëri myslimane, pa e detyruar më parë t’i lajë sytë.

Neve s’na lënë me hy në xhami me thonjë të lyer me llak, e ajo ‘e privilegjuar’ veç pse katolike, me buzëkuq all, edhe kapakët e syve i kish bë futë, zift në kombinim me jorgovan, s’ju shifke as t’bardhtë e syve prej hijeve.

Ajo vajzë që i ndërron fetë, tuj kujtu se janë aq Zot-a sa ka fe, s’kish harru as konturat m’i vnu. Prej sallonit të frizerkës drejt te hoxha.

Nuk u ditke a u dal me lyp ‘Zot’ a po me lyp ‘burrë’. Cilindo që e lyp-është normale dhe urojmë ta gjej.

Vajzat e pamartuara nuk lyhen te myslimanët, prandaj, toleranca e hoxhës ndaj kësaj çike, më pëlqen shumë.

Kjo tregon se kanë pasur aq shumë nevojë për këtë ‘film’, që një katolike u bë myslimane, sa që hiç s’ja kanë prishë qejfin, e s’ja kanë këqyr ‘gjynahet kozmetike’.

Gati krejt katolikët janë bë myslimanë…që shqiptarët katolikë me shumicë janë konvertuar në myslimanë, nuk është lajm. Pse po gëzoheni, o të gëzum’!

Lajm është pse ndjeheni ‘të vegjël’ kur jeni kaq kallabllak.
Krejt Kosova myslimanë, e këta gëzohen pse edhe 1 çikë katolike (që s’po ja gjejnë emrin as në amzën e pagëzimit) u bë myslimane.
Punë e madhe që u bë myslimane!

Çka ju ndihmon kjo?

Është çka është m’u konvertu dikush që e njeh fenë, naj shkollar, naj dijetar, e jo çika të reja që nuk kanë moshë për ta njohur as veten e tyre sa duhet, lëre më fenë.

Femrat zakonisht e ndërrojnë fenë kur dashurohen.
Femrat çka s’bëjnë kur dashurohen. Ju ‘hup’ lidhja dhe e humbin veten!
Njoh plot femra që për hatër të ‘burrit’ e kanë ndërru fenë, por s’njoh mashkull që për dashuri e ka ndërru fenë, meshkujt shqiptarë s’i kanë ndërru tabijatet më të parëndësishme për dashni ndaj grave, e lëre më fenë.

Lëni reklamat me fe, se nuk po ju ka hije.

P.S: Përndryshe, gjithë atyre njerëzve të mirë që kanë Ramazan, u uroj agjërim sa më të lehtë.