Qeveria e Zaevit me kushte të reja për projektin “Blej shtëpi, blej banesë”

Maqedonia e Veriut

Kushte të reja të përmirësuara, shkallë të ulur të interesit, do të fitojë projekti “Blej shtëpi, blej banesë”. Ndryshimet morën mbështetjen nga Qeveria, ndërsa do të zbatohen pasi që të miratohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Kushtet e reja sot i prezantoi ministri i Financave Dragan Tevdkovski para anëtarëve të Asociacionit Bankar të Maqedonisë.

“Risi dhe përfitim më i madh për qytetarët është ulja e shkallës së interesit. Shkallët e interesit për modelin e parë, në të cilin shteti subvencionon një pjesë të këstit mujor, i ulim prej 3,95 për qind në 2,9 për qind për tre vitet e para. Për vitin e katërt dhe të pestë i ulim shkallët e interesit prej 4,44 për qind në 3,9 për qind. Këto janë për momentin shkallët më të ulëta të interesit në treg për kredi banesore.

Ulja e shkallëve të interesit nënkupton kursim serioz për qytetarët”, deklaroi ministri i Financave Tevdovski, i cili shtoi se me këtë do të kemi kredi banesore me shkallë të interesit si në vendet evropiane nën tre për qind dhe se asnjëherë që nga pavarësia nuk ka pasur këso kushtesh. Ai sqaroi se për shembull për një kredi prej 50.000 eurove vetëm në bazë të shkallës së interesit do të kursejnë 1.300 euro.

Me risitë ulet edhe shkalla e interesit për modelin “Pjesëmarrje” dhe në vend të shkallës së deritanishme të interesit prej 4,5 për qind + Euribor gjashtëmujor do të jetë katër për qind + Euribor gjashtëmujor, ndërsa e cila vlen për gjithë kohëzgjatjen e pagesës së kredisë.

Për shfrytëzuesit, siç sqaroi ministri, po ndryshohet edhe përqindja e subvencionimit të modelit të këstit mujor dhe ai do të jetë 70 për qind, në vend se 50 për qind, ndërsa në mënyrë shtesë sipas shembullit dhe përvojës pozitive në Kroaci po zbatohet subvencionim shtesë për lindjen dhe birësimin e secilit fëmijë prej 30 për qind të këstit.
Kushte të reja ka edhe te projekti “Blej banesë për të rinj” ku do të subvencionohen 70 për qind këst mujor (kapital dhe interes) në pesë vitet e para ose do të subvencionojnë 70 për qind prej pjesëmarrjes.

“Me këtë vlerëson ministri, do të sigurohen subvencione më të larta për rreth 2.500 euro në krahasim me më parë.
Ministri theksoi se me ndryshimet e ligjit precizohen edhe kushtet e projektit, me qëllim që ta shfrytëzojnë ata të cilët me të vërtetë kanë nevojë për këtë. Po vendoset kufizim i madhësisë së banesave dhe shtëpive deri në 150 metra katrorë që të shmanget financimi i luksit. Në vend se në maksimum “të hyrat në bazë të pagës” , zbatohet “maksimum në bazë të të hyrave të përgjithshme”.

Rregullohen edhe rastet kur shfrytëzuesit posedojnë prona të tjera të patundshme ose kanë trashëgimi ose dhuratë të disa pjesëve të njësive të banimit. Mbetet e pandryshuar vlera e kredisë së subvencionuar prej 50.000 eurove. Të gjitha këto ndryshime, vlerëson ministri, janë në drejtim që më mirë të targetohen ata të cilët me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë, si dhe të mënjanohen të gjitha pengesat që të mundet që më shpejtë të jepet leja për kredi.

Përfaqësuesit e bankave, një pjesë e Asociacionit Bankar të Maqedonisë, të cilët tashmë janë përfshirë në projektin i përshëndetën ndryshimet dhe paralajmëruan se do të japin mbështetje për ndryshimet duke theksuar përgjegjësinë e tyre shoqërore dhe se kjo është shkalla më e ulët e interesit me të cilën do të fitojnë shfrytëzuesit e kredive.

Kryetari i Asociacionit Bankar të Maqedonisë Kosta Mitrovski iu bëri thirrje bankave të cilat nuk janë të përfshira në projekt , sepse në atë mënyrë do të sigurohen shërbime më të mira për qytetarët.

“Ne jemi banka me përgjegjësi dhe po hymë në këtë projekt që të tregojmë edhe solidaritet të caktuar për persona të caktuar të cilët nuk mund të kenë banesë. Ne jemi të gatshëm që të punojmë në zeron rentabile vetëm që të tregojmë se bankat kanë përgjegjësi dhe mendojnë për qytetarët”, tha Mitrovski i cili shtoi se në këtë projekt janë përfshirë tetë banka dhe se si Asociacion do t’i propozojnë kushtet edhe të bankave të tjera të cilat janë anëtare e Asociacionit.

Projekti ishte sjellë në vitin 2011, nga përbërja e mëparshme qeveritare, ndërsa filloi që të zbatohet nga viti 2012 pa ndërprerje. Shpallja e fundit ishte publikuar më 18 janar të këtij viti, ndërsa mjetet të cilat janë paraparë janë dy milionë euro. Kushtet e reja do të vlejnë pasi që të miratohen në Kuvend. Deri më tani inters më të madh kishte për projektin e subvencionimit të këstit dhe për blerjen e banesave. Mesatarisht janë marrë kredi prej 37.000 eurove, me pagë mesatare të shfrytëzuesve 25.000 denarë. (koha.mk)