Rashidi: Seanca e Komisionit për Ligjin e Prokurorisë dëshmoi se ka pakt mes LSDM-së, BDI-së dhe VMRO-së

Maqedonia e Veriut

Deputeti i Aleanca për Shqiptarët, Syrija Rashidi theksoi se ka pakt mes LSDM, BDI dhe VMRO-DPMNE-së për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe se kjo është dëshmuar sot në seancën e Komisionit parlamentar për çështje evropiane.

“Ajo çfarë po ndodh sot në Komisionin për Çështje Evropiane, në fakt dëshmon për një pakt mes partive më të mëdha: LSDM, BDI dhe VMRO. Esenca e këtij pakti, e këtij bashkëpunimi është që të shuhet dhe të zhbëhet Prokuroria Speciale dhe bashkë me të të groposet tërë e vërteta e materialeve përgjuese që ishin objekt i diskutimit për Specialen”, nënvizoi deputeti i ASH-së, Syrja Rashidi.

Ai përsëriti qëndrimin për vazhdimin e funksionimit të Prokurorisë Speciale dhe në krye të saj patjetër të jetë një prokuror nga vendet e BE-së.