SHBA “shndërrohen” në Arktik, temperaturat arrijnë -50 gradë!

Bota

Vorbullave polare gjunjëzon pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, më një valë të ftohti që nuk regjistrohej prej një gjenerate.

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në shtete të ndryshme ndërsa temperaturat ranë në -30gradë ne Çikago dhe -37 në Dakotën e Veriut. Në zona të veçanta të pjesës verilindore , si në Minesota termometri zbriti deri në 50 gradë nën zero.

Moti i acartë do të prekë 250 milion amerikanë dje shumë qytete janë detyruar të pezullojnë të gjitha shërbimet. Autoritet u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi. Në videot e postuara në rrjetet sociale banorët e Çikagos thanë se qyteti ishte shndërruar në Siberi dhe e pagëzuan “Chiberia”.

Lumi i Çikagos ngriu, e gjithashtu liqeni i Miçiganit. Shumë shkolla janë mbyllur në Ilinois ndërsa një student u gjet i vdekur në Iowa si pasojë e të ftohtit.

Qytetarët në Iowa u këshilluan të mbrojnë mushkëritë duke evituar frymëmarrjet e thella dhe duke minimizuar të folurit. Një 55 vjeçar ngriu për vdekje në Wisconsin ndërsa pastronte borën pranë banesës së tij. Qindra aksidente janë shënuar nëpër rrugë, e shumë fluturime janë anuluar.