Nesër do të nisë mësimi në Durrës, Tiranë si dhe në disa vende të tjera të cilat ishin shtyrë për një afat disi më të largët duke qenë se tërmeti kishte bërë më shumë dëme. Ministrja e arsimit, Besa Shahini po ashtu paralajmëroi rifillimin e mësimit. “Unë besoj fuqishëm që me gjithë kontributin tuaj, me punën që kanë bërë drejtorët e shkollave dhe me përpjekjet tona, ne do të jemi plotësisht gati që me 9 dhjetor t’i kthehemi sado pak normalitetit dhe të mirëpresim nxënësit në bankat shkollore. Faleminderit edhe një herë, dhe ju mirëpres të hënën”, theksoi ministrja Shahini. Ajo bëri me dije se në Durrës janë dëmtuar 16 shkolla, në Tiranë 23, në Elbasan 10 shkolla dhe në Tiranë tre.