Burg për ish- ministrin Saimir Tahiri

Kosova dhe Shqipëria

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dënohet me 5 vjet burg.

Rreth orës 21:40, ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri doli para trupit gjykues të Krimeve të Rënda për tu njohur me vendimin në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.

Ai përfiton gjykim të shkurtuar duke u ulur në 3.4 vite burg.

Tahiri dënohet vetëm për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite.

Prokuroria e akuzon Tahirin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Vijon…