Takim i Siljanovskas me qytetarët e Çairit

Maqedonia e Veriut

Kandidatja për presidente e Republikës së Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Davkova sot realizoi takim me qytetarët e komunës së Çairit ku i falënderoi për mbështetjen e tyre në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe kërkoi mbështetje edhe më masive në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të caktuara për më 5 maj.

Siljanovska-Davkova para qytetarëve theksoi se nëse fiton në zgjedhjet do ta sjell drejtësinë në Republikën e Maqedonisë, duke potencuar se ajo do të jetë gruaja presidente e të gjithë qytetarëve pa dallim të përcaktimit të tyre etnik, fetar ose politik.

Ajo theksoi se nuk dëshiron të bëjë pazar me votat e qytetarëve, sepse ajo nuk dëshiron të tregtojë me votat e qytetarëve, gjegjësisht siç tha, ajo çdoherë është në interesin e tyre dhe gjithçka tjetër paraqet treg që sipas saj paraqet fyerje ndaj qytetarëve.

Ajo shtoi se gjithçka që ka premtuar para qytetarëve do ta realizojë, duke aluduar se qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të mençur dhe dinë të bëjnë zgjedhje të duhur dhe ta zgjedhin anën e duhur më 5 maj.

Ekipi i Kandidates për presidente të Republikës së Maqedonisë.