Shkruan: Kimete Berisha
1. E ka ba ‘ministrinë e dajve’, e ja ka ngjit emrin Ministria e Zhvillimit Rajonal, që kur e merr malli
me shku me nejt te dajtë, mos me pas nevojë m’u ba telashe me shku me bujtë n’katun, po shkon e rrin n’ministri, çmallet me nipa e mbesa e kthehet flen n’shpi.
2. Ja ka ba vetes rrogën 3,000 Euro, s’i vjen keq prej popullit më të varfër në Evropë, ka ba miliona pa e ngul në jetë një baski, e as s’guxon kush me pyet ku i ke marrë. A tuten që i ‘shkatërron’ a çka po ndodh.
Mirë po ja bën se ky si mos me kanë shqiptar, e njeh shqiptarin në esencë e din se veç tutën hak e din shqiptari, prandaj paraqitet si ‘bishë’.
Ju po e shihni se asnjë gazetar nuk e ‘kesh’.
Nejse përveç meje 😉 që s’ma ndin çka ndodh ‘nesër’.
3. Madje as Albin Kurti nuk ia prishë Ramush Haradinajt. E ka pranu për Kryeministër dhe pak m’u habit, mos m’u koncetru ti e krijon përshtypjen se edhe Albini është diku në qeveri.
Albini gjithmonë duket se ‘po kërkon pushtet, por
po e lut Zotin mos me gjet’.
Është kontradiktor: E përkrah Ramushin për taksën ndaj Serbisë, e në të njejtën kohë përbishtohet me Sali Berishën, i cili ua mbushi gushat me naftë tanskeve të Millosheviçit.
4. Isa Mustafës ju ka tek, merret me Shpend Ahmetin.
Merru edhe me Kësulkuqen pak mbasi temën e ‘qenit që e bjen ujkun n’torishtë’ ta ka nxan Jakup Krasniqi.
LDK u bë joatraktive dhe monotone, merret me të kaluarën, çka i ka ba Shpendi-Isës, e ‘me të kaluarën merren veç njerëzit depresivë’. LDK po pret m’ia çu ftesën me marr pushtetin a çka.
3. Gjokoviqit s’guxon kush me ja prish tymin e duhanit, se ‘guhën ta shkurton’, prandaj këshilltarin e tij që merret me duhan, Gazmend Abrashin, e ka bë çirak me një vendim për duhanin.
4. Donika Kada del ja hap sytë ambasadorit amerikan, ia spjegon atij me neveri se si Sylejman Selimi është hero e jo i dënuar për krime që ka thënë ambasadori kur e ka kritikuar Ramushin që e ka bë Sylejmanin këshilltar.
Çmenduria është aq e madhe sa kanë harru se Sylejman Selimi nuk u shpall i pafajshëm për krime (anipse mund të jetë i pafajshëm) por në realitet ai u liru me kusht, për sjellje t’mira.
5. Taksa na ka ‘prishë’ me Amerikën kurse produktet serbe për asnjë ditë s’kanë humb ‘si faksi’.
‘Zoti’ e di kah po hyjnë, a kush po
i shtin në Kosovë.
Taksa është gjetje ‘fallse’, por anulimi i vizitës së gjeneralit amerikan, letrat sheqtësuese kundër qeverisë nga Amerika dhe refuzimi i vizës për Ramush Haradinajn janë përnjëmend.
Pra edhe hyjnë mallrat serbe në Kosovë, edhe Serbia ‘vuan’ për taksën e cila kurgjë punë s’i prishë derisa e ka veriun e Kosovës.
Krejt botës i ka tregu sa shumë po e bëjmë të ‘vuaj’ kurse produktet serbe janë aty ku kanë qenë gjithmonë, nëpër të gjitha dugojtë e Kosovës.
P.S. E për t’i dhënë fund maskarallakut, u tha se gruaja e Ramushit në 11-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës e ka ftu me këndu Elvana Gjatën.
Se s’paska kush me këndu veç u dashka me
shfrytëzu festën më të madhe të Kosovës për me
rehabilitu një ‘begunce’ të arratisur, emri i të cilës u lidh me një vrasje në Tiranë.
Qe ku e keni Shkurte Fejzën, që ju ka tregu më së miri se kush jeni ju.