Granit Xhaka, futbollisti i Zvicrës, shënoi golin e barazimit për helevetët në sfidën që po luhet aktualisht për Botërorin. Mesfushori e festoi këtë në një mënyrë brilante, duke bërë shqiponjën me duar.
Goli padiskutim është raportuar edhe në mediat serbe, me “Kurir” e cila shkruan: “Shaqiri godet, Kolarovi gabon. Topi kthehet mbrapsht dhe Xhaka godet si një gjyle topi që për pak sa nuk çan rrjetën.”