ASH: Pse jo GJUHËS SHQIPE në Armatë?!

Maqedonia e Veriut

Ministresha zonja Sheqerinska paska deklaruar se asnjëherë nuk është biseduar për përdorimin e gjuhës shqipe në Armatën e Maqedonisë së Veriut.

Për informim të opinionit ju sigurojmë se gjatë hartimit të draftit të projektligjit për gjuhët, Aleanca për Shqiptarët ka qenë e vendosur që gjuha shqipe duhet të përdoret në monedhën dhe armatën e Maqedonisë së veriut, ndërkaq sot, politika e mentalitetit diskriminues dhe e njëmendshme, mundohen të amortizojnë dhe diskualifikojnë pa e dhënë qëndrimin profesional komisioni i Venecias sipas së cilës shpresojmë që Maqedonia e Veriut të ketë një Armatë të praktikave të shteteve perëndimore ku shumë-gjuhësia nuk shihet si rivalitet por si vlerë që bashkon diversitetet. Sa për ilustrim të thjeshtë, në disa shtete europjane sië është Zvicër, Belgjik dhe shtetet Skandinave kemi njësi të artilerisë të cilët funksionojnë me më shumë gjuhë, respektivisht në Zvicër deri më 4 gjuhë, si shembuj nga të cilët ne duhet të marrim mësim.

Kërkojmë dhe porosisim ministreshën të largohet nga politika e vjetër dhe të kontribuoj në implementime të politikave të standardeve të NATO-s dhe BE-së. Armata e Maqedonisë së Veriut para se të distribuoj vlera ushtarake në kapacitetet multinacionale në NATO ajo duhet të dëshmoj se funksionon pa diskriminim në spektrin intraetnik dhe përfaqëson etnitë brenda funksionalitetit të saj. Se nuk kemi drejtësi dhe qasje reale të shqiptarëve në Armatë flasin shifrat të cilat institucionet e mbrojtjes funksionojnë:

– Udhëheqës sektori në Ministrin e Mbrojtjes nga 17 sektor vetëm 2 shqiptarë.

– Këshilltarë shtetërorë në Ministrin e Mbrojtjes nga 15 këshilltarë vetëm 2 shqiptarë.

– Struktura e gjeneralëve nga 10 gjeneral asnjë shqiptarë.

– Struktura e batalioneve nga 17 batalione vetëm 2 komandat batalioneve shqiptarë.

– Struktura e qendrave logjistike të Armatës nga 10 qendra vetëm 1 komandant shqiptarë.

– Njësia për intervenime speciale ,,Ujqit,, asnjë shqiptar.

– Njësia “Renxhert” vetëm 3% shqiptar.

Kjo pasqyrë e mësipërme besojmë se detyron që ministrja e Mbrojtjes të ketë përkushtimin dhe vullnetin pozitiv në sendërtimin e një strukture gjithëpërfshirëse e jo të kultivojë politikën e vjetër dhe të njëmendësisë.

Nga ministria e Mbrojtjes kemi informacione për hapjen e dy konkurseve edhe atë: për 100 nënoficerë dhe 30 oficer. ASH rekomandon që ti pranoni së paku nga 50% shqiptarë që avancimi në Armatë të jetë i përshtatshëm me përfaqësim të drejtë ashtu si flet neni 8 i kushtetues i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Realiteti aktual është se numrat e deritashëm për përfaqësim të shqiptarëve janë: 11% oficer, 21% nënoficer dhe 23% ushtarë profesional. Njësitë e NATO s nëpër misione gjithkund nëpër botë janë multinacionale atëherë pse jo dhe njësitë tona të ARM-së mos të paraqesin përbërjen tone reale multietnike.

Aleanca për Shqiptarët kërkon një vendim të tillë po gjithmonë duke u bazuar ne përgatitjen profesionale te kandidatëve e jo nga përkatësia e tyre partiake sepse anëtarësimi në NATO është privilegj po edhe obligim për respektimin e vlerave.

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet Departamentit për mbrojtje dhe siguri do të i ndjek të gjitha zhvillimet në këtë sektorë dhe do të i bëj transparent gjithmonë ngjarjet e tilla si dhe do të jemi kundër eksponentëve shqiptarë në qeveri dhe ministri të mbrojtjes të cilët përveç që marrin rroga dhe qëndrojnë si spektatorë, asnjë ndikim tjetër nuk kanë.