Fuere: Gruevski iku për shkak të partizimit, kjo qeveri të mos i përsëris gabimet e njejta

Maqedonia e Veriut

Qeveria duhet të mbajë kursin e reformave dhe të mos përsërisë gabimet e tmerrshme të qeverisë së mëparshme, siç është rasti me administratën publike, tha ish-ambasadori i BE Ervan Fuere në një intervistë për MIA, përcjell FLAKA.

Ish ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Ervan Fuere në një intervistë për MIA tha se është zhgënjyese të shihet si reforma në administratën publike, pushteti i tanishëm duket se i përsërit gabimet e qeverisjes së kaluar.

“Qeveria e tashme duhet të jetë e vëmendshme ta mbajë përqendrimin te reformat”, tha Fuere duke shtuar se pushteti i tashëm nisi me mesazh të madh se nuk do të përsëritet partizimi i politikës për çka ra edhe regjimi i Gruevskit.

Sipas tij zhgënjyese ishte të shihet se si fitohen votat e ratifikimit e marrëveshjes së Prespës dhe njoftimin se ka pasur marrëveshje për amnisti.

Fuere thotë se edhe partia opozitare maqedonase nuk është reformuar dhe e njëjta partia vepron njëlloj sikur Gruevski të jetë lider.

“Mos pasja e opozitës konstruktive e vështirëson punën e qeverisjes. Por, në të njëjtën kohë, mendoj se shumë e rëndësishme, nëse çmimi që duhet të paguhet për marrëveshje që dobësohet sundimi i së drejtës, atëherë a është çmim i mirë”, pyet Fuere.

Fuere gjithashtu ceku se është i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës së Lartë përr bllokimin e PSP-në.

Pë ikjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari, Fuere thotë se roli i Hungarisë është negativ, por, sipas tij, ikja lë njollë të keqe edhe ndaj forcave të sigurisë dhe policisë së vendit. FLAKA