Maqedonia duhet ta aplikojë TVSH nё bazё ‘cash’-it?

Opinione

Nga Asllan Koka

Në RMV përveç ngritjes së pragut për regjistrim në sistemin e tvsh-së duhet të implementohet edhe Skema e TVSH-së në bazë ‘cash’-i.

Çka ёshtё skema e Tatimit tё Vlerёs sё Shtuar nё bazё ‘cash’-i?

Skema e TVSH-së nё bazё ‘cash’-i ёshtё njё mjet i dobishёm pёr shumё biznese tё vogla, pasi bizneset do tё paguajnë detyrimin pёr TVSH vetёm pasi që paraprakisht të kenë arkёtuar paratё nga klientёt. Nëse keni shqetësime për rrjedhën e parave, skema e tillё mund të jetë një mjet shpёtimi pёr biznesin tuaj! Aplikimi i kësaj skeme nё vende tё ndryshme ёshtё nё formё vullnetare dhe tё detyruar. Regjistrimi i detyruar varet prej pragut tё qarkullimit vjetor tё realizuar/vlerёsuar.

Pёrfitimet nga skema e TVSH e bazuar nё cash

Sipas skemës standarde të TVSH-së, për çdo faturë të lëshuar duhet paguar TVSH-ja, pavarësisht nëse keni marrë pagesa nga klientët ose jo.
Ndërsa skema ‘cash’ dallon. Sipas saj, ju do ta paguani TVSH-në, vetëm pasi të keni pranuar pagesёn nga klientёt.
Sipas skemës standarde të TVSH-së, ju mund të kërkoni kthim tё TVSH për blerjet, edhe nëse akoma nuk keni paguar furnizuesin tuaj. Sipas skemёs ‘cash’, ju mund tё kёrkoni kthim tё TVSH nga blerjet vetёm pasi tё keni paguar furnitorёt.