Nëse Serbia sulmon Kosovën? Kitaroviq:”Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën për Kroacinë”

Bota

Hapja e ambasadës kroate në Tiranë në vitin 1994 ishte një ngjarje e madhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Tani, Kroacia dhe Shqipëria marrin pjesë bashkë në operacionet në Afganistan…
Si do të reagojë Kroacia në rast se Serbia vendos të nisë ushtrinë drejt Kosovës?është pyetje aktuale që po parashtrohet nga disa mediume elektronike kroate, pas aksionit policor të ROSU-T në veri dhe reagimet kërcënuese nga Beogradi. Sipas tyre, përgjigjen ndaj kësaj pyetje me sa duket e ka dhënë presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, kur para disa muajve në Kuvendin e Shqipërisë, deklaroi se Shqipëria ka qenë mik i Kroacisë kur miqtë ishin të paktë.

“Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë dhe ne nuk harrojmë”, tha Kitaroviç.

“Hapja e ambasadës kroate në Tiranë në vitin 1994 ishte një ngjarje e madhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Tani, Kroacia dhe Shqipëria marrin pjesë bashkë në operacionet në Afganistan. Kroacia e mbështet fuqishëm perspektivën europiane të Shqipërisë, rrugën drejt integrimit në BE dhe mirëpret progresin e bërë nga Shqipëria”, shtoi Presidentja e Kroacisë./lajmpress.org/