Njoftimi i presidentit për “mbylljen e ambasadave”, shkakton reagime të shumta

Maqedonia e Veriut

Mbyllja e ambasadave të Maqedonisë së Veriut nëpër botë është anti-reformë diplomatike. Kështu vlerëson ish ministri i Jashtëm dhe deputeti aktual i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski. Sipas tij, rezultati i kësaj politike do të jetë ulja e aftësive për të promovuar interesat ekonomike dhe politike të shtetit në skenën ndërkombëtare.

Të mbyllësh ambasadën në Brazili është shkurtpamësi diplomatike, e cili për shkak të padurimit të zgjidhjeve të caktuara kadrovike, nuk mund ta shohë potencialin e Brazilit 210 milionësh, as rëndësinë e përfaqësimit tonë të vetëm diplomatik në kontinentin e Amerikës së Jugut, i cili ka 13 shtete dhe një treg prej 450 milion banorësh. Brazili për Amerikën e Jugut ka një kuptim të ngjashëm me atë të Gjermanisë dhe Francës për Evropën – deklaroi Antonio Milososki, ish Ministri i Jashtëm.

Nga Ministria e Jashtme edhe pse njoftuan se do të përgjigjen në pyetjet e Alsat në lidhje me vendet ku parashikohet mbyllja e ambasadave dhe ku do të ketë emërtime të reja, por deri në publikimin e kontributit nuk morëm përgjigje.

Një ditë më parë në një intervistë për Televizionin Sitel, Presidenti i vendit Stevo Pendarovski tha se aktualisht ka 27 poste të lira ambasadorësh dhe se të paktën 4-5 ambasada do të mbyllen në marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Disa nga ambasadorët, siç tha ai, tashmë janë duke shkuar për në shtëpi.

Konkretisht, ambasadori Bocevski nga Brazilia, së pari atje do të shkojmë me uljen e parë në mënyrë që të forcojmë disa pozicione të tjera që janë shumë të rëndësishme për ne tani. Mund ta imagjinoni ne nuk kemi ambasador në NATO, ndërsa për disa muaj do t’i bashkohemi Aleancës. Nuk kemi ambasador në Uashington, tek partneri më i madh strategjik i vendit që nga pavarësia. Nuk kemi në Moskë, të mos numëroj më tej. Ajo që është fatale për shtetet e vogla është se kemi pesë fqinjë dhe në katër prej tyre nuk kemi ambasador. Vetëm në njërin nga fqinjët tanë kemi, gjë që është e patolerueshme – deklaroi Stevo Pendarovski, president.

Mungesa e reciprocitetit, diasporës apo bashkëpunimit të rëndësishëm ekonomik dhe tregtar me disa nga vendet janë arsyet përse, sipas Pendarovski, disa nga ambasadat do të mbyllen. Përndryshe, në shumicën e misioneve tona diplomatike dhe konsullore, nuk ka pasur ambasadorë për vite me radhë. Në këtë rol të madh kishte edhe përplasja mes ish-presidentit Gjorge Ivanov dhe BDI, e cila ia kontestonte legjitimitetin, ndërsa si kundërpërgjigje ai nuk i nënshkruante propozimet e partisë për ambasadorë të rinj./Alsat