Era Istrefi ka bërë një performancën mbresëlënëse në prag të finales së Kampionatit Botëror në Luzhniki Stadium në Rusi.
Këngëtarja nga Kosova së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith e kanë interpretuar himnin e Kampionatit Botëror 2018, Live It Up.
Nga treshja që interpretojnë hitin e këtij turneu, fillimisht doli në skenë Nicky Jam që më pas u shoqërua nga ylli shqiptar me famë botërore dhe më pas nga aktori hollivudian.
E veshur në mënyrë atraktive dhe me një performancë të mrekullueshme, Era arriti të bëjë për vete publikun në stadium dhe miliona shikuesit përmes ekranit.
Spektakli i ceremonisë përmbyllëse ka vazhduar edhe me yje të tjera, në mesin e tyre edhe legjenda braziliane, Ronaldinho.
https://www.infoshqip.com/performanca-e-jashtezakonshme-e-era-istrefit-ne-finalen-e-kampionatit-boteror-video/