Siljanovska: Maqedonia është atdhe edhe për shqiptarët

Maqedonia e Veriut

Kandidatja e VMRO-së për presidente, Gordana Siljanovska Davkova ka qëndruar sot në Kërçovë. Ajo ka theksuar se ky qytet është vendi i stërgjyshërve të saj, gjyshërve dhe prindërve, “Kërçova është qyteti i vëllezërve të mi shqiptarë”, ka deklaruar Siljanovska. Ajo ka nënvizuar se për të janë shumë të rëndësishme votat e të gjithëve pa dallim të nacionalitetit dhe përkatësisë etnike, fetare ose ndonjë përkatësie tjetër.

“Potencoj se vota për mua, nënkupton votë për sundim të së drejtës. Përsëris Maqedonia nuk duhet të jetë vetëm e maqedonasve, Maqedonia është atdhe edhe për shqiptarët, turqit, romët, vllehët dhe boshnjakët, e të gjithë atyre që kanë lindur këtu dhe e ndjejnë vendin si të vetin”, ka deklaruar kandidatja e VMRO-së. /SHENJA/