Ndërsa qytetarë të shumtë gjatë sezonit veror largohen nga Maqedonia, për të kaluar pushimet jashtë vendit, turistë të shumë nga shtete të ndryshme të botës vijnë në Shkup. Alsat anketoi një pjesë prej tyre, të cilët kishin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Finlanda, Turqia, madje edhe nga Kina dhe Malta. Turistët u shprehën të kënaqur nga mikpritja dhe ushqimi tradicional vendas.
Është një vend i bukur dhe mikpritës. Turistët i presin shumë mirë dhe shumë ka shumë gjëra të tjera interesante për të thënë. Është hera e parë e imja këtu, njerëzit këtu janë shumë të mirë dhe mikpritës dhe po ia kalojmë shumë mirë.”
Më pëlqen është me të vërtet qytet i bukur. Për fat të keq jemi për një kohë të shkurtë këtu. Njerëz shumë të mirë dhe vetëm sa po shijuam nga një kafe. Me siguri do të vijmë sërish verën ardhshme”.
Shkupi është qytet shumë i bukur si qendër dhe unë e pëlqeva shumë. Ushqimet shumë i pëlqyem. Është hera e parë, na pëlqeu shumë dhe do të vijmë sërish”.
Është hera e parë që jemi këtu dhe do të qëndrojmë 1 javë. Njerëzit janë shumë të mirë dhe mikpritës.”
Qëllimi jonë është që shëtisim, të takojmë njerëz të ri, dhe të mësojmë kulturë të huaj – shprehen turistët e intervistuar.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve deri në muajin maj të këtij viti ka arritur numrin në 104 mijë e 34. Nga janari deri në maj të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i turistëve të huaj të cilët qëndrojnë në hotele nga turistë është rritur për 19.1 për qind.